
Çuditë shqiptare nuk kanë të sosur. Pa hyrë në shtëpinë e re, qytetarit i vjen një faturë e energjisë elektrike me vlerë prej gati 20 milionë lekësh.

Jehona e sulmit me armë në shtëpinë e gazetares investigative Klodiana Lala ka mbërritur deri në Vjenë, në zyrat e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).

Qumësht, gjizë, vezë, fruta e perime që tregtohen në kushte higjienike të papërshtatshme, mes pluhurit dhe tymit të automjeteve rrezikojnë konsumatorin durrsak.

Banesa e babait të gazetarës Klodiana Lala u sulmua me armë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Në Gjermani ka dyshime për lidhje të ekstremit të djathtë me policinë. Përplasjet e dhunshme në Chemnitz rezulton të kenë qenë pasoje e rrjedhjes së informacionit mbi mandatarrestin e përgatitur për një irakian të konsideruar si i dyshuari kryesor i vrasjes së një 35-vjeçari gjerman.

Mëngjesin e së enjtes u sekuestruan 700 kg marijuanë në një mjet detar që drejtohej nga dy shqiptarë, në afërsi të lokalitetit Sant Andrea, në Otranto.

Në Gjirokastër, të 14 shkollat e sistemit 9-vjeçar dhe atij të mesëm po bëhen gati për fillimin e vitit të ri shkollor.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se “ngjarjet e rënda të ndodhura ditët e fundit në Shkodër dëshmojnë se krimi dhe bandat e lidhura me qeverinë janë më të forta se ligji”.

Mësuesi me prejardhje marokene, i cili pretendoi se këto publikime i kishte shkarkuar nga uebfaqe të ndryshme për shkak të kuriozitetit, u dënua me dy vite burgim

Profesori i inxhinierisë mekanike, Cheung Kie-chung është arrestuar pasi që në zyrën e tij u gjet një valixhe me mbetje mortore të gruas së tij