
Ishulli i Hokadios në Japoni u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7.

Policia nisi të mërkurën një aksion të gjerë në Shkodër për zbulimin e grupeve kriminale që dyshohet se kanë gisht në ngjarjet e rënda të muajve të fundit në këtë qytet. Raportohet për 4 persona të arrestuar gjatë mbrëmjes.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është rikthyer në funksion të plotë pas pushimeve, duke nisur procesin e rivlerësimit me seancën dëgjimore të prokurorit të Apelit të Durrësit, Bujar Hoti.
Një 30-vjeçar nga fshati Lybeshë i Poliçanit është arrestuar pasi ka plagosur duke e goditur me thikë një 27-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Japonia ka zyrtarizuar vdekjen e parë të një punonjësi të impiantit bërthamor të Fukushimës, si pasojë e ekspozimit ndaj rrezatimit. Viktima, një burrë rreth të 50-ave, ndërroi jetë nga tumori në mushkëri, që iu diagnostikua në vitin 2016.

Rreth 50 emigrantë të anijes “Diciotti” janë zhdukur. Disa janë larguar nga qendra “Rocca di Papa” përpara se të niseshin drejt dioqezave mikpritëse, ndërsa të tjerë kanë humbur gjurmët me të mbërritur në qendra të ndryshme të “Caritas”-it.

ONM dhe KPK: Gjyqtari Shkëlzen Selimi ndikoi në mënyrë korruptive që i forti i Fierit Arben Isufaj të mos ekstradohej në Itali. Gjyqtari siguroi një makinë të vjedhur, lidhje me disa njerëz të krimit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Mamurras, ku një 14-vjeçar është vrarë me thikë.

Një tjetër vrasje në Mamurras. Është vrarë me armë zjarri, në orët e para të mëngjesit 27-vjeçari Indrit Pepa. I riu kishte dalë nga dera e shtëpisë në momentin e ekzekutimit. Shkak mësohet se është hakmarrja për një plagosje të 6 viteve më parë

Pas raportit të OKB-së se në Mianmar është kryer gjenocid ndaj muslimanëve të Arakanit, KS-OKB ka gjithë autoritetin për të kaluar në veprim kundër Mianmarit"