
Uragani “Florence”, i konsideruar edhe si stuhia më e fuqishme që kërcënon pjesët qendrore të Lindjes së Shteteve të Bashkuara, përfshi shtetet e Karolinës së Veriut e të Jugut, në afro 3 dekada, pritet të përforcohet ndjeshëm sipas parashikimeve.

Policia e Shtetit zbarkoi këtë mëngjes në Nikël të Krujës, në një operacion të befasishëm në fshatin e të ashuquajturit “grup i Niklës”, i përfshirë në një seri ngjarjesh kriminale në harkun kohor të 20 viteve.

Sipas të dhënave të institucioneve palestineze, në burgjet izraelite janë burgosur afër 6.000 palestinezë

Pesë persona të prekur nga ethet e Nilit Perëndimor ndodhen në Klinikën e sëmundjeve infektive "Fran Mihaljeviç" në gjendje kome të thellë

Prej gjithsej 400 fluturimeve, kompania Ryanair anuloi 150, duke u shkaktuar probleme dhjetëra mijëra pasagjerëve

Gjatë marrjes në pyetje Nazik ka pranuar se me udhëzimet e marra nga inteligjenca e Sirisë, ka nisur kërkimet duke bërë vëzhgime për të kryer akte në Turqi

Zyrtarët në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi u bënë thirrje banorëve që të ndalojnë konsumin e mishit të qenit, pasi mund të dëmtojë reputacionin e qytetit dhe të çojë në sëmundje si tërbimi.

Një avion i linjës ajrore “Air Serbia”, me itinerar nga Tirana drejt Beogradit që është nisur mëngjesin e kësaj të mërkure në orën 4:35, nuk ka mundur të mbërrijë në kryeqytetin serb, por ka devijuar fluturimin përkohësisht në Rumani.

Duke folur në një forum ekonomik të mbajtur në Vladivostok, presidenti i Rusisë Vladimir Putin njoftoi se Moska i ka identifikuar dhe gjetur të dyshuarit e sulmit me agjentin nervor “Novichok” në Salisbury të Britanisë së Madhe. Madje, ai i fton të dyshuarit që të shfaqen e të flasin për mediet, pasi siç tha, “kanë shumë për të treguar nga historia e tyre si qytetarë të thjeshtë dhe jo kriminelë”.

Ndryshimi i ligjit për tatimin mbi të ardhurat, që u miratua nga kuvendi ne qershor ka shkaktuar përplasje jo vetëm politike, por edhe mes institucioneve më të larta të shtetit. Presidenti vendosi ta kthejë ligjin me argumentin se ai ul taksat për kumarin.