
Agjensia britanike e Luftës kundër Krimit NCA, është e shqetësuar se grupet kriminale shqiptare kanë krijuar një ndikim të spikatur në radhët e krimit të organizuar, që operon në Britani dhe ka një kontroll të konsiderueshëm në tërë tregun e trafikimit të lëndëve narkotike në Britani.

Grabitet pronari i një pike këmbimi në qytetin e Vlorës. Ngjarja e regjistruar rreth orës 21:50 të së dielës në lagjen Bashkimi, ose siç edhe njihet ndryshe lagjja Çole.

Policia e Vlorës u erdhi në ndihmë 4 turistëve italianë ditën e dielë. Dy prej tyre kishin humbur kontaktet në një zonë të vështirë malore në qafën e Llogarasë, ndërsa dy të tjerët kishin humbur rrugën.

Në një deklaratë nga Ministria egjiptiane e Shëndetësisë thuhet se 12 persona janë plagosur si pasojë e daljes nga shinat hekurudhore të trenit në stacionin e ri Shibin el-Kum në El-Menufijje

Ndonëse ka kaluar më shumë se një muaj nga aksidenti tragjik me dy të vdekur, autoritetet ende nuk kanë marrë asnjë masë për vendosjen e sinjalistikës në një kryqëzim që të çon dret Kamzës.

Një agjent i forcave patrulluese kufitare është arrestuar në shtetin e Teksasit, pas dyshimeve për vrasjen e 4 femrave. Oficerët nisën kërkimet për Juan David Ortiz në qytetin e Laredos, pasi një femër tjetër pretendon t’i ketë shpëtuar atij dhe të ketë kërkuar ndihmë nga policia lokale.

Një shpërthim është regjistruar 45 minuta pas mesnatës së kësaj të diele në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit.

Një person, i cili rezultonte i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 6 vite heqje lirie, është kapur nga policia e Beratit.

Një 39-vjeçar është arrestuar nga forcat policore të Lushnjes, pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje.

Stuhia tropikale ka shkaktuar shira, erë të fortë dhe viktima, ku zyrtarët në Karolinën e Veriut dhe të Jugut kanë njoftuar se ka arritur në 11 numri i personave që kanë humbur jetën