
Për shkak të pandemisë, Arabia Saudite ka vendosur që Haxhi këtë vit të kryhet vetëm nga personat që jetojnë në Arabinë Saudite, duke mos pranuar haxhilerë nga jashtë...

Durrës, nuk u respektua distanca e sigurisë

Qytetarët thonë se namazi i xhumasë pas 86 vjetësh në Xhaminë e Madhe të Ajasofjes në Stambollit është një ngjarje për të cilën "ia vlen të presësh".

Federata Sindikale e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) ka nisur protestën e paralajmëruar 24 orëshe para ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë në Prishtinë me kërkesë nga institucionet që të shpëtohet kompania publike nga falimentimi, raporton Anadolu Agency (AA).
Qindra punëtorë të PTK-së kanë marrë pjesë në këtë protestë me mesazhe të ndryshme të shkruara në pankarta, të tilla si “Qeveria duhet të jetë zot në shtëpinë e vet”, “Deputetë mbrojeni pasurinë e shtetit” dhe të tjera.
Protesta vjen pasi javën e kaluar kjo federatë njoftoi se një përmbarues për rastin e arbitrazhit ndërkombëtarë me kompaninë private “Dardaphone.net” (Z-Mobile) ka bllokuar xhirollogaritë e PTK-së, ndërsa ka marrë dhe 26 milionë euro nga llogaria e kompanisë publike me anë të përmbaruesit.
Kryetari i Sindikatës së PTK-së, Lahim Balaj, u ka bërë thirrje deputetëve që t’i mbrojnë punëtorët e kësaj kompanie dhe rreth 3.500 familje që mbahen nga puna në këtë kompani publike.
“Krimi i organizuar që e ka kapluar me vite Telekomin e Kosovës dhe secili prej juve është i informuar çfarë po ndodh me Telekomin e Kosovës, sot ua ka mbyllur dyert juve si shtet, ua ka mbyllur dyert 3.500 familjeve të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Ua ka mbyllur dyert juve deputetë, kryeministër, president e kryeparlamentarë ua ka mbyllur dyert dhe po ua humb nderin juve një person i cili në mënyrën më makabre dhe kriminale, ka arritur sot të na mbyllë llogaritë dhe t’i marrë ato para të buxhetit të shtetit të cilat ju i keni nxjerr në llogarinë e Telekomit për situatën e krijuar nga COVID-19”, theksoi Balaj.
Bashkim Dinaj, punëtor i PTK-së tash e 20 vjet, tha se ka dalë në protestë të shpreh pakënaqësinë lidhur me vendimin që është marrë për bllokimin e xhirollogarive nga “Z-Mobile”.
“Kërkesa jonë është që të zhbllokohen xhirollogaritë për arsye se ne nuk mund të funksionojmë si Telekom. Dhe, gjithashtu kërkesë e jona është edhe për deputetët. Në kohën kur ne kemi dhënë dividentë për shtetin atëherë kemi qenë të mirë, ndërsa tani një pjesë të madhe të përgjegjësisë dhe të fajit e kanë vetë këta që janë në parlament”, tha Dinaj.
Një punëtor tjetër i Telekomit, Hysni Zhitia, tha se ka dalë në protestë për ta mbrojtur shtetin dhe kompaninë e saj nga falimentimi, por edhe për mbrojtjen e familjeve të cilat mbahen me punën nga kjo kompani.
“Kërkesa jonë konkrete është që shteti ta marrë këtë barrë që i është ngarkuar Telekomit padrejtësisht dhe ta gjejë një kompromis në të mirë të shtetit dhe të Telekomit”, tha Zhitia.
Në Telekomin e Kosovës operon telefonia fikse dhe ajo mobile “Vala” me mbi 1.2 milion konsumatorë në vend. Telekomi i Kosovës dhe kompania Z-Mobile nga viti 2010 kanë pasur mosmarrëveshje në lidhje me një kontratë të nënshkruar gjatë atij viti, e cila i mundësonte kompanisë Z-Mobile të ishte operator virtual i telefonisë mobile Vala.
Mospajtimet mes tyre kishin nisur kur Z-Mobile kërkoi numeracion shtesë ndërsa çështja kishte shkuar në Arbitrazh dhe më pas Gjykata e Prishtinës kishte vendosur në favor të kompanisë Z-Mobile duke obliguar Telekomin që t’i lëshonte numeracion shtesë kompanisë Z-Mobile dhe t’i paguajë gjobë prej mbi 25 milionë euro në emër të shpagimit të dëmit, fitimit të humbur dhe shpenzimeve të procedurës së arbitrazhit.

Një studim i ri i ekspertëve holandezë të Institutit Max Planck në Nijmegen, ka marrë në konsideratë disa nga aftësitë e pabesueshme shqisore të lakuriqëve të natës, me anë të hartimit të të ADN-së së tyre.

"Me ardhjen e verës, breshka Tuba lëvizi drejt Italisë dhe pasi qëndroi në Adriatik për një muaj e gjysmë, kaloi në Shqipëri", tha koordinatori shkencor i qendrës rehabilituese turke për breshkat e detit

Rekordi i tij është më i larti që dikush ka fituar në një ditë të vetme qëkur filloi Indeksi i Miliarderëve të Bloomberg në 2012.

Projekti përfshin shpërndarjen e veshjeve për fëmijët nevojtarë në shtatë komuna të Kosovës

Pronari i hotelit Baykal tashmë nuk pranon rezervime të reja dhe deri më 24 korrik të gjithë dhomat ua ka ndarë atyre që dëshirojnë ta shohin Xhaminë Ajasofja...

Samah dhe Karam Albazo, të cilët jetojnë në Turqi për shkak të luftës civile në Siri, emërtuan foshnjat e tyre duke u frymëzuar nga rihapja e Ajasofjes si xhami...