
Sipas të dhënave të Shërbimit Statistikor Federal të Rusisë (Rosstat), Rusia duke prodhuar mesatarisht 10.6 milionë fuçi naftë në ditë në muajin maj tejkaloi Arabinë Saudite

Komisioni Europian në një vlerësim të ekonomive të vendeve që aspirojnë integrimin, thekson se për Shqipërinë problem mbetet niveli i borxhit publik por edhe niveli i kredive të këqija. Në raport theksohet se borxhi në nivelin 70 % përbën një rrezik për ecurinë makroekonomike.

Të dhënat e Instat për hyrjen e shtetasve të huaj në 6 muajt e parë të vitit konstatojnë se në vend kanë hyrë 7 mijë polakë më shumë krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të 2017.

Zhvlerësimi i euros ndaj lekut mund ta detyrojë qeverinë të shkurtojë të ardhurat e buxhetit. Mësohet se Këshilli i Ministrave pritet të miratojë në mbledhjen e radhës një akt normativ, për të ndryshuar buxhetin e shtetit në mes të vitit.

Për shumë njerëz nga vende të tjera, Gjermania mbetet një vend i ëndërruar. Ministri gjerman i Punës kërkon, Hubetus Heil kërkon të krijojë tani stimuj të tjerë për punë në Gjermani, por për profesione të caktuara.

Ndërsa administrata Trump njoftoi vendosjen e tarifave shtesë prej 200 miliardë dollarësh ndaj importeve kineze, kompleksi më i madh portual në Shtetet e Bashkuara po përgatitet ndaj ndikimit të këtij vendimi.

Kina po krijon një rrjet shumë ambicioz transporti në tokë e në det, për të lidhur ekonominë gjithnjë e në rritje me ato të Europës dhe të Afrikës. Dhe nuk po humbet kohë as për të dizenjuar makineri të pabesueshme ndërtimi që ta realizojnë planin sa më shpejt.

Treni do të vijë shpejt në Tiranë, por kësaj here do të jetë elektrik. Stacioni i ri do të jetë thuajse në të njëjtin vend si stacioni i vjetër, aty ku tashmë është vendosur në shenjë simbolike instalacioni i një lokomotive me avull, për të kujtuar të vjetrën.

Rishikimi i pavarur ekonomik i kontratës koncesionare me Aeroportin Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, në bazë të të cilit qeveria shqiptare shpreson uljen e tarifave aeroportuale është shtyrë.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj shprehet optimist për ecurinë e sektorit të turizmit gjatë këtij viti. “Këtë vit turizmi është në një rritje dyshifrore” tha Ahmetaj gjatë një takimi me sipërmarrjet e turizmit në Sarandë. Gjatë takimit, ai vuri theksin në rëndësinë e formalizimit.