
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) fillon ditën e hënë punimet për rehabilitimin e dy segmenteve, Shkodër-Murriqan dhe Lezhë-Shëngjin...

Mosfunksionimi i kanaleve kullues ka qenë shqetësim i vazhdueshëm për banorët e njësisë administrative Frakull në Fier.

Shifrat e të punësuarve vetëm nëpërmjet zyrave të punës gjatë periudhës 31 gusht-6 shtator kanë arritur në 931 të punësuar.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro, shoqëruar nga deputeti Bledi Çuçi, inspektuan punimet që po kryhen për rehabilitimin e aksit rrugor që lidh Gjirokastrën me Lazaratin.

Me afrimin e stinës së vjeshtës Bashkia e Tiranës po bën gjithçka gati për të shmangur problematikat e përmbytjeve, por edhe të ujërave të zeza në kryeqytet.

Instalimi i numrit të madh të paneleve diellore dhe turbinave me erë në shkretëtirën e Saharasë do të kishte një ndikim të madh tek reshjet, bimësia dhe temperaturat, thonë studiuesit.

Kalaja e Rozafës dhe historia e saj është një atraksion jo vetëm për qytetarët shkodranë apo shqiptarë, por edhe për turistët që vijnë të vizitojnë Shkodrën.

Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha e përbashkët europiane është këmbyer sot me 126.50 lekë, ose 0.09 lekë më shumë se një ditë më parë duke arritur në nivelin më të lartë që nga mesi i qershorit, kur nisi të zhvlerësohej ndjeshëm.

“Ura e Çerenecit në Dibër që është pjesë e rrugës së Arbrit, po shkon drejt përfundimit”, tha sot për ATSH prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu.

Marka e njohur e hotelerisë botërore, Hilton ka mbërritur edhe në Shqipëri.