Category Ekonomi

Shtrëngohet kreditimi

Kërkesa për financim nga biznesi ka qenë në ulje në tremujorin e tretë të vitit, ndërkohë që nga ana tjetër, bankat e nivelit të dytë raportojnë se standardet e kreditimit të sektorit privat vazhdojnë të jenë të forta, madje për biznesin e vogël dhe të mesëm ato rezultuan të shtrënguara edhe më tej.

Buxheti i 2019-s është 5.19 miliardë dollarë

Buxheti i vitit 2019 do të kalojë për herë të parë vlerën e 5 miliardë dollarëve. Televizioni Klan ka mësuar se vitin e ardhshëm buxheti do të arrijë në 5.19 miliardë dollarë, 223 milionë dollarë më shumë se sa këtë vit.

100 mln euro për PPP-të; Fatura e koncesioneve rritet me 50% vitin e ardhshëm

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë 100 milionë euro nga taksat për kompanitë koncesionarë gjatë vitit të ardhshëm. Sipas relacionit të projektbuxhetit 2019, që u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë, fatura e koncesioneve do të rritet me 50 për qind krahasuar me këtë vit, për shkak të hyrjes në fuqi të tre kontratave të reja. Ato janë rruga e arbrit, koncesioni i laboratorëve dhe mirëmbajtja e rrugës Durrës-Kukës.