
Viti 2018, sipas Partisë Demokratike ishte një nga më negativët e qeverisjes “Rama”, për sa i përket ekonomisë. Selia blu nënvizon numrat e bizneseve të falimentuara.

Ministri i Financave, Ametaj theksoi se ekonomia e Shqipërisë në 5 vitet e fundit ka shënuar vetëm rritje

Pasi jetuan më shumë se dy javë në trotuar, mbrëmja e së enjtes rezervoi një surprizë për Ruzhdi dhe Suzana Kojkun. Në ato kushte të vështira, me temperatura nën zero gjatë natës, edhe shëndeti i tyre ishte vënë në rrezik.

Paketa e re fiskale, që ka hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti, parashikon uljen e tatimfitimit nga 15% në 5% për bizneset me xhiro vjetore nga 8 deri në 14 milionë lekë. I shoqëruar nga ministri i Financave, Ahmetaj, kreu i Qeverisë vizitoi një nga sipërmarrjet që përfitojnë nga kjo ulje e taksës.

Termocentrali i Vlorës, investimi që u kushtoi taksapaguesve 130 milionë dollarë, por që nuk u vu asnjëherë në punë, do të jepet me koncesion te privatët. Ministria e Energjisë ka hapur në datën 31 dhjetor zyrtarisht procedurat për të dhënë me koncesion për 20 vite termocentralin, i cili ka një fuqi të instaluar prej 97 megavatësh.

Zhvlerësimi i euros ndaj lekut nuk e ka zbehur besimin që shqiptarët kanë tek monedha europiane. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, depozitat në euro u rritën me gati 9.5 për qind duke kapërcyer për herë të parë shifrën 4 miliardë euro.

Viti 2019 sapo ka hyrë dhe secili ka ambiciet e veta. Një punë më e mirë, një kërkesë për rritje page, apo një ngritje në detyrë janë në planet dhe pritshmëritë e shumëkujt.

Krizat ekonomike janë të shpeshta. A do të ketë një krizë edhe në vitin 2019? Pas nesh kemi lënë një vit me shumë sfida, ndërsa këtë vit sfidat do të jenë edhe më të mëdha.

Janë disa ndryshime të rëndësishme taksash që hyjnë në fuqi në vitin 2019. Niko Lera, Drejtor i Politikave Fiskale në ministrinë e Financave, thotë se biznesi në Shqipëri do të ketë tre shkallë tatim fitimi, fasha e parë 0% për subjekt me xhiro deri në 5 milion lekë në vit, nuk ndryshon.

Monedha e përbashkët evropiane, euro, ka ditëlindjen dhe mbush plot 20 vjeç.