
Euro ka pasur një përmirësim këtë javë, duke kapur kuotën 125.5 lekë të premten, por shoqatat e eksportuesve të bashkuara, fasonistë agropërpunes e bimë medicinale, kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të stabilizuar kursin e këmbimit, i cili sipas tyre nuk ka lëvizur për arsye normale, por për shkaqe jashtë faktorëve ekonomikë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përmbyllur fazën e vlerësimit të ofertave dhe ka shpallur fituesin për garën e dhënies me koncesion/PPP të Aeroportit të Kukësit. Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Global Technical Mechanichs” sh.p.k. dhe “Bami” sh.p.k. me vlere investimi prej 7,999,393 Euro (pa TVSH) është identifikuar nga komisioni si oferta e suksesshme.

Ekonomia shqiptare po hyn në një fazë ngadalësimi, e cila mund të zgjasë për disa vite. Paralajmërimi vjen nga Banka Botërore, në raportin e fundit mbi perspektivën e ekonomisë globale.

Menaxherja e grupit për vlerësimin e progresit ekonomik dhe autorja e raportit të situatës ekonomike globale, Ohnsorge ka hedhur poshtë pretendimet e disa mediave të huaja të cilat paralajmëruan mundësinë për krizë ekonomike në Turqi

Referuar kontratës koncesionare, rreth 40 euro është mesatarja e tarifave, që paguan një pasagjer që përdor Aeroportin “Nënë Tereza”, për çdo udhëtim me avion.

Arsimtarë, policë dhe punonjës të Shëndetësisë nuk kanë marrë ende pagat e muajit dhjetor. Ndonëse këto paga duhej të kishin kaluar që në datën 3 janar, një pjesë e madhe e punonjësve në sektorin publik ende nuk kanë marrë rrogën e dhjetorit.

Papunësia më e ulët në nëntor në BE ishte në Çeki me 1,9 për qind. Pas Çekisë vijojnë Gjermania me 3,3 për qind dhe Holanda me 3,5 për qind

Ulja nën zero e temperaturave i ka alarmuar fermerët në Myzeqe. Këta fermerë po ruajnë nga ngricat farishtet e kastravecit, duke i mbuluar me plastmas, apo duke vënë llamba për ngrohje.

Koncesioni i Aeroportit të Rinasit rezulton me disbalanca ekonomike, në disfavor të shtetit shqiptar. Mësohet se “BDO Albania” ka përfunduar auditimin ekonomik të kontratës koncesionare për aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit...

Këtë vit përfundon projekti i Bankës Botërore për rimëkëmbjen energjetike, por Shqipëria gjendet larg objektivave të përcaktuar në marrëveshjen e nënshkruar.