
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë shqiptare të shlyejë sa më shpejt detyrimet e prapambetura ndaj biznesit. Në një vlerësim të hollësishëm mbi administratën tatimore, FMN vëren se borxhet e prapambetura të qeverisë për rimbursimin e TVSH-së u rritën sërish vitin e kaluar, duke arritur në 14.8 miliardë lekë, ose rreth 120 milionë euro.

Banka Botërore tha se ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2019 pritet të rritet me 4.4 për qind, e nxitur kryesisht nga investimet publike dhe private.

Nga prilli i këtij viti nis mbajtja e historikut të aksidenteve automobilistike në Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare dhe pas një viti çdo sigurim për autoveturat dhe mikrobusët do të bëhet duke aplikuar sistemin “bonus-malus”.

Xhelal Dervishi 7 hektarë të tokës së tij i ka mbjellë me shalqi.

Shqipëria po përballet me kosto të larta për sigurimin e energjisë elektrike. Ndryshe nga vjet situata hidrike në Liqenin e Fierzës, në të cilën grumbullohet rezerva kryesore energjetike e vendit, është mjaft e përkeqësuar dhe specialistët kane filluar të flasin për krizë prodhimi si ajo e viteve 2006-2007.

Eksportet e Turqisë në muajin mars kanë shënuar rritje me 3,4 për qind duke arritur në 13 miliardë e 593 milionë dollarë, ndërsa importet rënie me 16,9 për qind duke u realizuar në 15 miliardë e 727 milionë dollarë.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, vendosi të mos e ndryshojë normën bazë të interesit për Lekun

Nga 1 prilli i këtij viti rriten pensionet e të gjitha kategorive.

Zbardhet vendimi i Këshillit të Ministrave që përcakton vlerat “dysheme” për efekt të shitjeve apo taksave vendore. Tabelat e plota të çmimeve të reja sipas qyteteve për çdo Bashkinë çdo qark të vendit dhe tabela për çdo zone të Tiranës

Në fund të vitit 2018, totali i aktiveve të Bankës së Shqipërisë shënoi vlerën 547 miliardë lekë, ose 14 miliardë lekë më i lartë se në fund të vitit 2017.