
"Mbyllja e ngushticës Hormuz do të jetë veprimi ynë përballë kërcënimeve të SHBA-ve për të zeruar eksportet iraniane të naftës", tha Mutahhari duke pretenduar se SHBA-ja nuk është e gatshme për një luftë në rajon
Trump dhe Putin do të takohen në Helsinki më 16 korrik dhe zyrtari i Ministrisë së Brendshme finlandeze, Kimmo Elomaa, tha se Finlanda është e gatshme të jetë nikoqire e një samiti të tillë të rëndësishëm

Kryeministri i Irakut zotohet të ndjekë DEASH-in përtej kufijve të vendit

"Anija e Lirisë 2" me 11 persona në bord është nisur nga Rripi i Gazës për të thyer bllokadën izraelite

Netanyahu ka qenë subjekt i hetimeve penale në disa raste të veçanta të korrupsionit

"35 milionë fëmijë në botë, apo një e katërta e popullatës totale të fëmijëve, jetojnë në kushte konfliktesh apo katastrofash", tha Henrietta Fore, drejtoresha e UNICEF-it

“Gjatë vitit 2017 në BE janë regjistruar më shumë vdekje se sa lindje (5.3 milionë vdekje dhe 5.1 milionë lindje), që do të thotë se ndryshimi natyror i popullsisë së BE-së ishte negativ”

Një shqiptar 21-vjeçar dhe një vajzë greke 18-vjeçare janë arrestuar në Bari të Italisë, pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar të substancave narkotike.

Një tjetër person është arrestuar në lidhje me vrasjen e shqiptarit Edmond Jonuzi në Londër.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, po përballet me një sfidë të madhe për të ruajtur stabilitetin dhe unitetin brenda qeverisë së saj pas dorëheqjeve të dy ministrave të rëndësishëm nga shkaku i pakënaqësive rreth planeve të vendit për braktisje të Bashkimit Evropian (Brexit), raporton Anadolu Agency (AA).
May sot ka mbajtur në Londër një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit, një tentativë për të ruajtur autoritetin e saj dhe stabilitetin e qeverisë.
Takimi u mbajt pak orë pas dorëheqjes së shefit të diplomacisë britanike, Boris Johnson, ndërsa një ditë më parë, dorëheqjen e tij e dha edhe sekretari për Brexit, David Davis.
Jep dorëheqje ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson
Sekretari i Brexit-it, David Davis jep dorëheqje
Johnson dhe Davis u dorëhoqën nga shkaku i pakënaqësive të shprehura rreth planit të kryeministres May për marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë me Bashkimin Evropian (BE).
May në mënyrë shumë të shpejtë emëroi ministrat e rinj, me çka ministri i deritanishëm i Shëndetësisë, Jeremy Hunt u emërua në postin e shefit të diplomacisë, ndërkohë që sekretari i ri për Brexit është emëruar deputeti ambicioz, Dominic Raab.
Jeremy Hunt, emërohet shef i diplomacisë britanike
Brenda qeverisë britanike duket se ekziston një ndarje e qartë mes avokatëve të Brexitit dhe atyre që avokojnë mbajtjen e lidhjeve të ngushta me BE-në, edhe pas largimit formal nga institucionet evropiane në Bruksel.
Kryeministrja May është mbështetëse e të ashtuquajturit Brexit “i butë”, duke mbajtur tregtinë e lirë dhe raportet e afërta politike me Brukselin.
Fraksioni tjetër ku janë Johnson dhe Davis, është i mendimit se Britania e Madhe gjatë negociatave po heqë dorë nga shumë çështje, duke vënë në pikëpyetje pavarësinë e saj tregtare dhe ekonomike pas Brexitit.