
Fluturimi i planifikuar për 215 haxhinj nga qyteti Bihac i Bosnjës u anulua për shkak të një mosmarrëveshjeje me kompaninë ajrore Vision e cila ka një marrëveshje me Bashkësinë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës

Sipas raportit të përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Fatkeqësisë, që nga 30 prilli deri më tani kanë humbur jetën 138 persona

Ministri Dönmez: Kohëzgjatja e kësaj kontrate është deri në vitin 2026 dhe kjo do të vazhdojë. Ne nga atje arrijmë të marrim rreth 9.5 miliardë metra kub gaz natyror çdo vit dhe ne do të vazhdojmë këtë biznes

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohhamad Zarif reagoi ndaj planeve amerikane, për të bllokuar eksportin e naftës së vendit islamik, nëpërmjet sanksioneve.

Qindra emigrantë afrikanë dolën në protestë në qytetin jugor të Italisë, Foggia, ku protestuan kundër trajtimit skllavëror që bëhet ndaj tyre.

Presidenti Donald Trump njoftoi dje riaktivizimin e sanksioneve ndaj Iranit, pasi i dha fund më herët marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, mes iranianëve dhe disa shteteve perëndimore.

Shteti me popullatën më të madhe në Australi, New South Wales, është përfshirë nga thatësira. Moti i thatë ka intensifikuar atë që konsiderohet thatësira më e madhe në histori në pjesë të Australisë.

Bashkimi Europian po shkon drejt një kursi përplasjeje me Donald Trumpin, pasi shefja për politikat e jashtme dhe ato të sigurisë, Federica Mogherini u bëri thirrje europianëve që të shtojnë marrëveshjet e tyre të biznesit me Iranin, në një sfidim të hapur të deklaratave “luftënxitëse” nga presidenti amerikan.

Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte ka kërcënuar të vrasë edhe oficerët e korruptuar të policisë, përfshi ata të akuzuar për përfshirje në trafikimin e drogërave të paligjshme dhe krime të tjera, në një deklaratë tejet të ngarkuar televizive.

Një organizatë saudite ka kërkuar ndjesë për publikimin në “Twitter” të një fotoje të modifikuar, që shfaqte një avion duke fluturuar drejt kullës më të lartë të Torontos, “CN Tower”, e interpretuar si referencë e sulmeve të 11 shtatorit, për shkak të mosmarrëveshjeve të përshkallëzuara mes dy vendeve, si pasojë e thirrjes së qeverisë kanadeze për të liruar aktivistët e të drejtave të njeriut që mbahen të burgosur në Mbretërinë arabe.