Të gjitha hyrjet e Al-Aksas u mbyllën të premten pasi një i ri palestinez më herët gjatë ditës së djeshme në hyrje të kompleksit, siç pretendohet, ka tentuar të kryej sulm me thikë ndaj policisë izraelite
Situata në Indi ka marrë përmasa dramatike. Me mijëra vetë kanë mbetur të bllokuar në shtetin jugor të Keralas, ku përmbytjet e furishme kanë marrë 324 jetë njerëzish.
Një panel ekspertësh të pavarur në Komitetin e të Drejtave të Njeriut, pranë Kombeve të Bashkuara, tha se kishte kërkuar që qeveria braziliane të lejonte ish-presidentin e burgosur, Luiz Inacio Lula da Silva, të ushtronte të drejtat e tij politike si kandidat presidencial.
Vladimir Putin mbërrin sot në Gjermani për takimin e dytë me Angela Merkel brenda tre muajsh. Dy liderët këtë herë do të shtrëngojnë duart në Pallatin Meseberg në Brandenburg.
Sot në Genova mbahet funerali i 18 viktimave nga tragjedia e urës Morandi, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 41.
Qeveria italiane ka nisur zyrtarisht procedurat për heqjen e licencës së operatorit përgjegjës për autostradën që përfshin edhe urën e rrëzuar këtë javë në qytetin e Gjenovës.
Ambasada e Italisë në Shqipëri, promovon vlerat e turizmit dhe trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, duke renditur në vend të parë Gjirokastrën, Butrintin dhe Sarandën.
Gjiganti informativ Reuters ka realizuar një reportazh në Athinë, ku qeveria përgatitet për të marrë këstin e fundit të paketës së tretë të shpëtimit, për t’u rikthyer në normalitet ekonomik më pas.
Përveçse riformësimit të hartës së Evropës, dihej që pasojat e Brexit në Britaninë e Madhe do të ishin të ishin komplekse dhe të thella në aspektin gjeopolitik apo kulturor. Zenel Hoxha, një ndër organizatoret e diasporës shqiptare pas viteve 90, tregon ndikimin afatshkurtër.
Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar se përkundër pritshmërive, takimi i saj me presidentin rus Vladimir Putin të shtunën, nuk do të prodhojë ndonjë përparim në konfliktet në Ukrainë dhe Siri.