Category Bota

Pas dy ditë heshtjeje, Trump flet për Senatorin McCain

Një grup zyrtarësh dhe ish zyrtarësh amerikanë nga i gjithë spektri politik do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore të së shtunës për Senatorin John McCain, i cili vdiq të shtunën në moshën 81-vjeçare. Në ceremoninë që do të mbahet në Katedralen Kombëtare në Uashington do të flasin ish-Presidentët Barak Obama dhe Xhorxh W. Bush si dhe ish-sekretari i shtetit Henry Kissinger dhe ish senatori Joseph Lieberman.