
Ka hyrë në ditën e 14 protesta e studentëve.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim këtë të hënë me studentë dhe pedagogë të fakultetit të Gjeologjikut.

Pedagogu Ergys Mërtiri i ftuar në emisionin “Open” dhe u shpreh se mbajtja e fshehtë e takimit të kryeministrit Edi Rama me pedagogë dhe studentë të fakultetit të Gjeologjisë është një show që prodhon lajm.

Studentët do të protestojnë sërish sot për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Një listë me mësuesit më të mirë në botë po qarkullon në internet, ku në mesin e tyre renditet edhe një shqiptare. Lista është publikuar nga ‘Global teacher Prize 2019’ , dhe në mesin e tyre figuron edhe Liljana Luani.

Nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar “At Gjon Karma”, në njësinë administrative Gur i Zi në Shkodër, kanë bojkotuar orën e parë të mësimit në shenjë proteste ndaj kushteve ku zhvillojnë mësim.

Në ditën e 13 të protestës, pikërisht kur studentët kanë përshkallëzuar “revoltën” e tyre, madje duke i vendosur drynin e shirita disa prej fakulteteve në Tiranë, Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë ka vendosur të mbështesë kërkesat e tyre.

Studentët do ta nisin javën me një protestë masive para Kryeministrisë.

Protesta e studentëve vijon dhe është futur sot në ditën e 12 të saj, por sot para kryeministrisë numri i pjesëmarrësve ishte më i ulët se zakonisht.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në prononcimin e tij për median pas protestave të studentëve, tha në Londër se studentët kanë të drejtë, por u kërkoi atyre që të shfrytëzonin përkrahjen e kryeministrit Edi Rama për këtë protestë. Veliaj ndodhet në Londër, ku është intervistuar nga BBC për të promovuar Tiranën dhe transformimin e saj në vitet e fundit.