Bashkia e Tiranës, internet falas për studentët në Qytetin Studenti

Të gjithë studentët të cilët jetojnë në Qytetin Studenti do të mund të shfrytëzojnë pa pagesë shërbimin e internetit. Pas ofrimit të shërbimit “Free Wi-Fi” në sheshin “Skënderbej”, Bashkia e Tiranës ka startuar nismën “Tirana Smart City” për ofrimin e internetit falas edhe në kampusin e “Qytetit Studenti”.