
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dalë në një deklaratë për mediat pas takimit të zhvilluar me Pedagogët. Edhe pse takimi nuk ka prodhuar rezultat konkret e as dakordësi mes palëve, për ministren Arsimit takimi nuk ka qenë një dështim.

Në ditën e fundit të afatit të vendosur nga pedagogët për të shfuqizuar VKM-të që shoqëruan Paktin për Universitetin, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka thirrur në mbledhje disa përfaqësues të tyre.

Mësimin studentët e juridikut do ta vijojnë edhe sot në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”. Ndërsa ambientet e Fakultetit janë bllokuar nga studentë të ngujuar brenda. Vetë studentët thonë se një pjesë e madhe e tyre janë anëtarë të dy forumeve, LRI dhe Forumi Rinor i Partisë Demokratike.

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës janë mbledhur para gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, ku brenda pak minutash do të nisin programin mësimor që duhej ta zhvillonin në universitet, por ky i fundit është bllokuar prej studentëve bojkotues.

Opozita është rikthyer sot edhe në Komisionin e Arsimit. Deputetët e LSI, kishin paraqitur një nisëm ligjore për të rritur praninë e studentëve në vendimmarrjen e universiteteve.

Bllokimin e mësimit në disa fakultete të kryeqytetit, Qeveria e cilësoi si një “pengmarrje” me prapavijë politike.

Gjatë vizitës së tij në Shkodër, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua edhe me një grup studentësh dhe gjimnazistësh të këtij qyteti.

Programi mësimor për studentët e Juridikut nuk ka nisur ende. Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me një grup studentësh dhe u ka premtuar atyre se ditën e mërkurë është e sigurtë që do të nisë procesi mësimor.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në sqarim të pyetjeve që i vijnë nga studentët përmes portalit “online”, theksoi se fondet për reduktimin e tarifave janë vënë tashmë në dispozicion të universiteteve.

Zyrtarët afganë, njoftuan se menaxhimi i tre shkollave në fjalë së shpejti do t'i transferohet Fondacionit Turk Maarif