Castrovilli, objektivi i radhës për Interin në mesfushë

Gaetano Castrovilli është një nga emrat që përflitet si përforcimi i radhës për Interin. 22-vjecari pëlqehet shumë nga drejtuesit zikaltër ndaj dhe në merkaton e janarit ata pritet të bëjnë një ofertë për të transferuar mesfushorin nga Fiorentina.

Në fakt dëshira e Interit është që në marrëveshje të përfshihej edhe kartoni i Matteo Politanos, në mënyrë që klubi vjollcë të ulë pretendimet për mesfushorin e talentuar. Castrovilli rinovoi vetëm pak kohë më parë kontratën deri në qershor 2024, por një ofertë nga Inter vështirë se mund të refuzohet nga vetë mesfushori.