CAS: Milan do të luajë në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm

UEFA përjashtoi "rossonerët" nga garat e klubeve në sezonin 2018-2019 dhe 2019-2020, pasi klubi u shpall fajtor për shkelje të licencimit të organit drejtues dhe rregulloreve financiare të “fair play”

Gjykata e Arbitrazhit të Sportit (CAS) vendosi që klubi italian i futbollit AC Milan të luajë në kualifikimet për në Kupën e UEFA Evropa Ligës, duke asgjësuar ndalimin dy-sezonal të cilin klubi italian e sfidoi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të CAS-it, AC Milan shpall i ligjshëm.

UEFA përjashtoi “rossonerët” nga garat e klubeve në sezonin 2018-2019 dhe 2019-2020, pasi klubi u shpall fajtor për shkelje të licencimit të organit drejtues dhe rregulloreve financiare “fair play”.

Më 4 korrik, AC Milan paraqiti një ankesë në CAS duke kërkuar anulimin e vendimit.

“Paneli i CAS-it e refuzoi kërkesën e AC Milan-it për të urdhëruar UEFA-n që të hyjë në një marrëveshje zgjidhjeje, por vërtetoi se vendimi i Dhomës Gjyqësore të UEFA-s CFCB për të përjashtuar AC Milan-in nga Konkursi i Klubeve UEFA nuk ishte proporcionale”, thuhet në deklaratë.

Gjykata e ktheu çështjen në UEFA për të nxjerrë një masë disiplinore proporcionale.