Caktohen dyshet e raundit eliminator të Ligës Evropa të UEFA-së

Ndeshjet e para të raundit të një të gjashtëmbëdhjetes së finales së Ligës Evropa do të luhen më 12-14 shkurt, kurse ato të kthimit me 20-21 po të njëjtin muaj

Në qendrën e UEFA-së në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për 32 klubet që do të garojnë në fazën eliminatore të Ligës Evropa, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshjet e para të raundit të një të gjashtëmbëdhjetes së finales së Ligës Evropa do të luhen më 12-14 shkurt, kurse ato të kthimit më 20-21 po të njëjtin muaj.

Klubet turke Fenerbahçe dhe Galatasaray do të përballen me Zenitin nga Rusia, gjegjësisht Benfican nga Portugalia. Dy klubet turke ndeshjet e para do t’i zhvillojnë në terren te vet.

Përballjet janë si më poshtë:

Viktoria Plzen (Republika Çeke) – Dinamo Zagreb (Kroaci)

Club Brugge (Belgjikë) – Salzburg (Austri)

Rapid Wien (Austri) – Inter (Itali)

Slavia Praga (Republika Çeke) – Genk (Belgjikë)

Krasnodar (Rusi) – Bayer Leverkusen (Gjermani)

Zürich (Zvicër) – Napoli (Itali)

Malmo (Suedi) – Chelsea (Angli)

Shakhtar Donetsk (Ukrainë) – Eintracht Frankfurt (Gjermani)

Celtic (Skoci) – Valencia (Spanjë)

Rennes (Francë) – Real Betis (Spanjë)

Olympiacos (Greqi) – Dynamo Kiev (Ukrainë)

Lazio (Itali) – Sevilje (Spanjë)

Fenerbahçe (Turqi) – Zenit (Rusi)

Sporting Lisbon (Portugali) – Villarreal (Spanjë)

BATE (Bjellorusi) – Arsenal (Angli)

Galatasaray (Turqi) – Benfica (Portugali)