Buzëqeshin ekipet shqiptare, short i lehtë për Kukësin dhe Shkëndinë

Shorti u buzëqesh skuadrave shqiptare, me fat Kukësi e Shkëndija

U hodh sot në Nyon të Zvicrës shorti i turit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku marrin pjesë edhe dy skuadra shqiptare. Më konkretisht, Kukësi, që është nënkampion në vendin tonë, por ka përfituar nga përjashtimi i Skënderbeut për 10 vite nga Kupat e Europës; si dhe Shkëndija e Tetovës, kampionia e Maqedonisë.

Një kundërshtar nga Malta për Kukësin në turin e parë kualifikues të UEFA Champions League. Verilindorët peshkuan kampionen e shtetit ishullor skuadrën e Valletës. Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, Kukësi bënte pjesë në vazon e skuadrave favorite për shkak të koeficientit të lartë në renditjen e UEFA-s për klube dhe parashikohej një short i lehtë në letër për nënkampionët e Shqipërisë të cilët zëvendësojnë Skënderbeun në këtë kompeticion.

Një rival mëse i kalueshëm për Kukësin pasi edhe pse Valleta është skuadra me më shumë emër në Maltë dhe merr pjesë rregullisht në kompeticionet europiane ka pak eksperiencë dhe është një klub me një buxhet modest. Kukësi eviton Spartak Trnavën kundërshtarin më të rrezikshëm me të cilin mund të përballej në këtë raund. Ndeshjen e parë verilindorët do ta zhvillojnë në Shqipëri në datën 11 ose 12 korrik ndërsa atë të kthimit 1 javë më pas në kryeqytetin e Maltës, Valleta.raund

Në raundit e dytë, Kukësin, sigurisht nëse kalon Valletan, e pret fituesi i çiftit Olimpija Ljubjana-Qarabag. Nëse kampionia e Azerbajxhanin arrin ta eliminojë kampionen e Sllovenisë, atëherë Kukësi do të ketë kundërshtar Ansi Agollin.

Me fat Shkëndija e Tetovës, skuadra shqiptare që përfaqëson Maqedoninë në këtë kompeticion. Kuqezinjtë tetovarë peshkuan kundërshtarin më të dobët nga vazoja e tyre dhe do të kenë përballë uellsianët e The New Stations, një ekip pa shumë eksperiencë në arenën europiane dhe mëse i kalueshëm për Shkëndijën që në 2 vitet e fundit ka kaluar 3 ture në Europa League duke u eliminuar në play-off nga Gent dhe Milani.shkendia Edhe pse bënin pjesë në vazon e skuadrave jo-favorite fati i buzëqeshi Shkëndijës që kapi një prej kundërshtarëve më të dobët të vazos së parë duke evituar një përballje të mundshme me ekipe të mëdha si Apoel Nicosia, Qarabag, Sherifi i Tiraspolit apo hungarezët e Videoton, klube të cilat ishin në vazon e kundërshtarëve të mundshëm të Shkëndijës. Ndeshjen e parë Shkëndija do ta luajë në Maqedoni ndërsa atë të kthimit në Uells. I buqëqeshi jo pak fati Shkëndijës edhe në raundit e dytë elminator të Championsit, ku, nëse elimimon The News Saints të Uellsit do të përballet me fituesin e çiftit Torpedo Kutaisi – Sherif Tiraspol.

Nuk pati të njëjtin fat Drita. Skuadra kampione e Kosovës nëse arrin të fitojë raundin paraeliminator që do të zhvillohet në Gjibraltar do të ketë përballë në turin e parë kualifikues të Champions League skuadrën suedeze të Malmos, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Kosovë gjithmonë në rast kualifikimi të skuadrës gjilanase.

short

Torpedo Kutaisi (GEO) v Sheriff (MDA)
Shkëndija (MKD) v The New Saints (WAL)
Sūduva (LTU) v APOEL (CYP)
Olimpija Ljubljana (SVN) v Qarabağ (AZE)
F91 Dudelange (LUX) v Videoton (HUN)

Fituesi i raundit paraeliminator v Malmö (SWE)
HJK Helsinki (FIN) v Víkingur (FRO)
Ludogorets Razgrad (BUL) v Crusaders (NIR)
Cork City (IRL) v Legia Warszawa (POL)
Valur Reykjavík (ISL) v Rosenborg (NOR)

Kukës (ALB) v Valletta (MLT)

Flora Tallinn (EST) v Hapoel Beer-Sheva (ISR)
Spartaks Jūrmala (LVA) v Crvena zvezda (SRB)
Alashkert (ARM) v Celtic (SCO)
Spartak Trnava (SVK) v Zrinjski (BIH)
Astana (KAZ) v Sutjeska (MNE)