Qeveria parashikon të arkëtojë nga taksat 4.86 miliardë dollarë, të ardhura të cilat do të vijnë në buxhet nga lufta kundër informalitetit dhe jo nga rritja e taksave.
Për vitin e ardhshëm parashikohet të vijnë më shumë të ardhura nga tatimi i dividentit dhe nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, por buxhetit do t’i mungojnë 50 milionë dollarë të ardhura nga lojërat e fatit.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur të rrisë vlerën e lejuar të projekteve koncesionare mbi të cilat do të implikohet buxheti, nga 40% të prodhimit kombëtar që ishte këtë vit në 46% të për vitin e ardhshëm.
Mësohet se shkak për rritjen e tavanit për kontratat me PPP është janë bërë detyrimet shtesë përtej parashikimit për koncesionet në shëndetësi dhe 2 koncesione të reja që do të jepen për rrugën Kashar-Rrogozhinë dhe aeroportin e Vlorës.
Niveli i deficiti parashikohet të jetë 1.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ose 329 milion dollarë, ndërsa borxhi do të zbresë në 64.9%./tvklan