Bulqizë vritet një person, u qëllua me armë gjahu nga shoku i tij

Detajet/ Ky është i riu që u vra në Bulqizë...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Bulqizë. Mësohet se është vrarë me armë zjarri në shpatull një 22-vjecar me inicialet E. B (Sh).

Nga raportimet e para, gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se i riu nga Fushë-Bulqiza është dërguar fillimisht me urgjencë drejt spitalit Rajonal të Peshkopisë, por për shkak të gjendjes së rëndë është nisur drejt Tiranës, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.

Ndërkohë, i dyshuari është shoqëruar në polici dhe po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 22-vjeçarit në Bulqizë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se është vrarë i riu Elidon Basha. Siç raporton gazetarja Bezat për “BalkanWeb”, i riu dyshohet që është vrarë aksidentalisht nga shoku i tij, me të cilin ka qenë për gjah.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar shokun e viktimës, Klodian Kolën, për ta pyetur lidhur me ngjarjen e rëndë.