Buffon: PSG më ofroi kontratë të re

Portieri i njohur tha se është i lumtur nga fakti se krerët e PSG-së dëshirojnë që ai të qëndrojë

Portieri i PSG-së Gianluigi Buffon (42), ka konfirmuar për Sky se krerët e klubit i kanë ofruar kontratë të re, transmeton Anadolu Agency (AA).

Portieri i njohur tha se është i lumtur nga fakti se krerët e PSG-së dëshirojnë që ai të qëndrojë.

“Gjatë disa ditëve të ardhshme do të bisedojmë nëse të dy palët do të jenë të kënaqur për të vazhduar bashkëpunimin. Në Paris gjithçka është e bukur dhe këtu do të dëshiroja të qëndroj”, theksoi Buffon.

Buffon këtë sezon ka mbrotjur në 24 ndeshje ndërsa para përfundimit të vitit garues humbi statusin e portierit të parë.