Bruksel, policia ndërhyn ndaj “jelekëve të verdhë”

Policia ka ndërhyrë ndaj “jelekëve të verdhë” të cilët po protestojnë në qendër të Brukselit kundër rritjes së taksave të derivateve dhe kushteve të përkeqësuara ekonomike

 Policia në Belgjikë ka ndërhyrë ndaj mijëra “jelekëve të verdhë” të cilët janë mbledhur në qendër të kryeqytetit Bruksel, me ç’rast protestuesit janë shpërndarë nëpër rrugica, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërhyrja policore erdhi pas mbylljes së nënkalimit, i cili ndodhet në mes të ambasadës së SHBA-ve në Belgjikë dhe ambasadës së Turqisë pranë selisë së Bashkimit Evropian (BE).

Më tej thuhet se protestuesit kanë kërkuar nga personat që udhëtojnë nëpërmjet tunelit të nxjerrin “jelekët e verdhë” të cilat përdoren për siguri nga bagazhët e automjeteve të tyre dhe t’i veshin ose t’i vendosin ato në dritaret e automjetit në mënyrë të dukshme.

Ndërkohë numri i të ndaluarve në Bruksel është rritur në më shumë se 100.