Britania mund të anulojë në mënyrë të njëanshme Brexit-in

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur se Britania mund të tërheqë në mënyrë të njëanshme njoftimin e saj për largimin nga BE

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që Britania mund të revokojë njëanshëm procesin (Brexit) për largimin nga Bashkimi Evropian(BE), transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata Evropiane e Drejtësisë me qendër në Bruksel, e cila është gjykata më e lartë në BE, ka dhënë vendimin në lidhje me padinë e ngritur kundër procesit Brexit të Britanisë.

Gjykata ka vendosur se Britania mund të tërheqë në mënyrë të njëanshme njoftimin e saj për largimin nga BE.

“Gjykata, kur një shtet anëtar nga Bashkimi Evropian i njofton Këshillit të BE-së qëllimin e tij për t’u tërhequr nga Bashkimi Evropian, ka vendosur që shteti anëtar në fjalë është i lirë që të anulojë këtë njoftim në mënyrë të njëanshme”, thuhet në vendim.