Britani e Madhe, rriten pagat për funksionarët pas disa viteve shtrëngime buxhetore

Më shumë se një milionë funksionarë britanikë do të përfitojnë rritje pagash deri në 3,5% në vit duke i dhënë fund shtrëngimeve buxhetore, njoftoi sot qeveria e Theresa Mayt.

Më shumë se një milionë funksionarë britanikë do të përfitojnë rritje pagash deri në 3,5% në vit duke i dhënë fund shtrëngimeve buxhetore, njoftoi sot qeveria e Theresa Mayt.

Ushtarakët do të përfitojnë një rritje prej 2%, punonjësit e burgjeve 2,75% dhe mësuesit 3,5%, mbi kufirin prej 1% të rritjes vjetore në fuqi që prej 2013.

Pas ardhjes në pushtet në 2010, konservatorët, nën drejtimin e kryeministrit të asaj kohe, David Cameron, kishin vendosur një ngrirje të pagave të sektorit publik për dy vjet, para vendosjes së këtij kufiri prej 1% në Angli dhe Uells duke nisur nga viti 2013.

Ky lehtësim u njoftua vjeshtën e kaluar nga kryeministrja konservatore, Theresa May, nën presionin e sindikatave dhe Partisë Laburiste, partia kryesore e opozitës.