Bilanci i viktimave nga Covid-19 në Britani ka arritur në 55, ndërkohë që zyrtarët e shëndetësisë konfirmojnë se më shumë se 1.500 pacientë janë prekur nga virusi vdekjeprurës.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar konfirmon 19 raste të reja vdekjesh në vend, përfshirë një 56- vjeçar, i cili konsiderohen si viktima më e re në moshë. Uellsi gjithashtu konfirmoi rastin e parë, një 68-vjeçar.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 171 raste të reja, një rritje me 12 për qind, krahasur me ditën e mëparshme. Mendohet se këto nuk janë shifrat reale të koronavirusit në Britani, pasi autoritetet nuk janë duke kryer testimet tek të gjithë individët, transmeton A2News.
Zyrtarët janë duke e kufizuar numrin e testimeve vetëm tek pacientët me shenja të rënda të sëmundjes ose që janë tashmë të shtruar në spital, gjë e cila do të thotë se përditësimet tregojnë vetëm një përqindje të të prekurve.
Ky vendim i shumëpërfolur ka sjellë reagimin e menjëhershëm të OBSH, të cilët paralajmëruar se duhet të identifikohen çdo pacientë i prekur.