Brexit në “rrugë pa krye” për shkak të mungesës së progresit

Një marrëveshje përfundimtare e Brexit-it, nga e cila do të përfitonte si Mbretëria e Bashkuar ashtu edhe BE-ja, është në dyshim më shumë se kurrë me negociatat tashmë të ngecura

Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) mbrëmë vonë kanë vendosur që të mos mbajnë takimin e jashtëzakonshëm të Brexit-it në nëntor, për shkak të mungesës së progresit në bisedimet me Mbretërinë e Bashkuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Një marrëveshje përfundimtare e Brexit-it, nga e cila do të përfitonte si Mbretëria e Bashkuar ashtu edhe BE-ja, është në dyshim më shumë se kurrë me negociatat tashmë të ngecura.

Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier, tha se do të ketë nevojë për më shumë kohë për të parë ofertën e kryeministres britanike, Theresa May, për të mbajtur të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në një lloj përafrimi me BE-në së bashku me Irlandën e Veriut pas Brexit-it.

May po ashtu kërkoi një zgjatje një-vjeçare për periudhën e tranzicionit, e cila dhjetorin e kaluar kryesisht u pajtua për të përfunduar në fund të vitit 2020.

Por, pas një prezantimi të shkurtër nga kryeministrja May, liderët e BE-së thanë se ajo nuk solli asgjë të re në Bruksel.

Kryeministrja optimistike May për të arritur në Këshillin Evropian, ka thënë se ajo beson se një marrëveshje ishte ende e arritshme dhe tani ishte “koha për ta bërë atë të ndodhë”.

Më herët gjatë ditës së djeshme, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se mundësia për të përfunduar “një marrëveshje të mirë dhe të qëndrueshme në kohë është ende atje dhe se natyrisht është në interesin tonë”.

“Në të njëjtën kohë, është pjesë e një qeverisjeje të përgjegjshme dhe të orientuar drejt së ardhmes për të qenë gati për të gjitha skenarët, përfshirë mundësinë që Britania e Madhe të tërhiqet nga BE-ja pa një marrëveshje”, tha Merkel.

Duke i bërë jehonë kancelares Merkel, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se besonte në bisedimet e Brexit-it, “por se ende nuk jemi atje”.

Ndërkohë, Senati i Francës ka publikuar masa të paparashikuara në rast të një Brexit-it pa marrëvehje

Kufiri irlandez

Pasi Britania e Madhe do të largohet nga blloku në muajin mars të vitit 2019, kufiri mes Irlandës së Veriut, një territor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Republika e Irlandës do të mbetet si kufiri i vetëm tokësor midis Britanisë së Madhe dhe BE-së.

Kufiri në këtë moment është i padallueshëm dhe njerëzit, mallrat dhe shërbimet mund të udhëtojnë lirisht përmes tij. Por, kur Britania e Madhe të largohet nga BE-ja, kufiri teknikisht do të ketë nevojë për disa lloje kontrolli.

Për shkak të natyrës së ndjeshme të rajonit dhe për shkak se kalimi i lirë është një nga nenet kryesore të Marrëveshjes së Belfastit të vitit 1998, Britania e Madhe, BE-ja, Irlanda e Veriut dhe Irlanda, të gjitha kundërshtojnë idenë e kthimit të një kufiri të vështirë ku do të ketë pika kontrolli dhe ndërtesa doganore për t’u instaluar.

Çështja e kufirit ka qenë një nga bisedimet më të ashpra në Brexit se si një zgjidhje që do të ishte e pranushme për të gjitha palët ende mbetet për t’u arritur.

Ndalesa

Mosmarrëveshja kryesore lidhur me çështjen e kufirit ka qenë mbi një ndalesë të sugjeruar nga BE-ja, repsketivisht mbajtja e Irlandës së Veriut në tregun e BE-së dhe unionin doganor pas Brexit-it përderisa të gjendet një zgjidhje, sepse kjo do të krijonte një lloj kufiri brenda Britanisë së Madhe dhe Detit Irlandez.

May ka thënë se nuk do të japin ndonjë zgjidhje që do të ndante Britaninë e Madhe.

Partia më e madhe politike e Irlandës së Veriut, ajo e Unionit Demokratik (DUP), tha se nuk do të binte dakord mbi ndonjë marrëveshje përfundimtare që do të ndante Irlandën e Veriut nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar.

Mbështetja e partisë DUP është vendimtare për vazhdimin e qeverisë së kryeministres May, pasi partia e saj humbi shumicën në parlament pas zgjedhjeve të menjëhershme vitin e kaluar, ndërsa “Tories” dhe DUP nënshkruan një marrëveshje besimi dhe furnizimi që në mënyrë efektive do të thotë se DUP ndihmon në mbajtjen e konservatorëve në pushtet.

Çfarë pas kësaj?

Udhëheqësit britanikë dhe të BE-së pritet të takohen sot për të diskutuar mbi hapat e mundshëm të mëtejshëm për të avancuar më tej në bisedimet për të shmangur një skenar pa marrëveshje.

Por, kryeminitrja May me siguri do të përballet me një rrugë pa krye në vend, përderisa deri në 40 deputetë “Tories” javën e kaluar kanë sinjalizuar se do të ngrenë një votë mosbesimi kundër saj, pasi ata mendojnë se May nuk do të paraqesë një Brexit për të cilin u votua. Ata veçanërisht janë të ankoruar ndaj rregullave dhe ligjeve të BE-së pa ndonjë fjalë në mekanizmat e vendimmarrjes së BE-së.

Ajo gjithashtu do të përballet me rezerva nga DUP mbi çdo koncesion të mundshëm në lidhje me rrugën pa krye për të cilën BE-ja thotë se është e nevojshme për një marrëveshje përfundimtare.