Bregdeti i Ranës së Hedhun mbulohet nga pulat e ngordhura, asnjë reagim nga institucionet

Bregdeti i Ranës së Hedhun në Shëngjin është mbuluar nga pula të ngordhura.

Ende nuk dihet nëse shpendët janë hedhur në këtë zonë, apo janë sjellë nga dallgët e detit.

Deri tani, në terren nuk janë parë asnjë nga institucionet përgjegjëse për të verifikuar situatën, e cila ndodh në një kohë që gripi i shpendëve ka prekur dhe vendin tonë e deri më tani kemi mijëra pula të ngordhura.

Deri më tani në Lezhe nuk ka pasur  asnjë rast të gripit të shpendëve.