Brazil, sulm i armatosur në një bar, 11 të vdekur

Zyrtarët e vendit njoftuan se sulmi ka ndodhur në qytetin Belem të rajonit Para në veri të Brazilit, pasi disa persona të armatosur që kanë arritur me tre automjete dhe një motoçikletë kanë shtënë me armë

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në një sulm të armatosur në një bar në Brazil, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e vendit njoftuan se sulmi ka ndodhur në qytetin Belem të rajonit Para në veri të Brazilit, pasi disa persona të armatosur që kanë arritur me tre automobila dhe një motoçikletë kanë shtënë me armë.

Zyrtarët thanë se nga 11 viktimat, gjashtë janë gra, duke shtuar se autoritetet përkatëse kanë hapur hetim lidhur me rastin.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, në janar të këtij vitin nënshkroi një dekret i cili lehtëson blerjen e armëve, përkundër normave të larta të krimit në vend.

Dekreti shfuqizoi deklarimin e arsyes së armëmbajtjes për aplikuesit që dëshirojnë të blejnë armë dhe rriti nga pesë në dhjetë vjet kohëzgjatjen e rinovimit të regjistrimit.