Brazil, kandidati presidencial del nga spitali pas sulmit me thikë

Kandidati presidencial i krahut të djathtë ekstrem pati disa operimit të abdomenit për shkak të gjakderdhjes së brendshme si pasojë e sulmit me thike

Kandidati presidencial në Brazil, Jair Bolsonaro doli nga spitali, ku ishte shtrirë për t’u trajtuar nga plagët e shkaktuara nga therrja me thikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kandidati presidencial i krahut të djathtë ekstrem pati disa operime të abdomenit për shkak të lëndimit të zorrëve dhe gjakderdhjes së brendshme. Tentim atentati ndaj Bolsonaro u krye më 6 shtator gjatë një tubimi parazgjedhor në qytetin Juiz de Fora. Sulmuesin e kapën mbështetësit e tij dhe ia dorëzuan policisë.

Dalja e tij nga spitali në San Paolo është shtyrë për një ditë për shkak të infektimit. Spitali njoftoi se ai doli të shtunën në mëngjes.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Brazil, ku Bolsonaro është njëri nga favoritët, do të mbahet më 7 tetor. Mirëpo, nuk dihet nëse Bolsonaro do t’i kthehet fushatës parazgjedhore.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave kanë paralajmëruar protesta kundër Bolsonaros. Nga ana tjetër edhe mbështetësit e tij kanë paralajmëruar disa tubime këtë fundjavë.