Braçe i drejtohet Berishës: Duhet ta qepësh njëherë e përgjithmonë

Deputeti i PS-së Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se atij sot nuk i takon të flasë.

Sipas Braçes, Berisha në këto 30 vite i ka sjellë vetëm të këqija vendit tonë.

“Në fakt kisha fjalë komplet tjetër, por kur dëgjoj Berishën me të njëjtin fjalim si 30 vitet e më para, me thënë të drejtën të takon të thuash disa fjalë.

Të takon të flasësh, të akuzosh edhe dënosh siç bën këtu, po kur ke bërë vetëm keq për 30 vite rresht dhe të mos pendohesh asnjë minutë, natyrisht që duhet të heshtësh, duhet ta qepësh!

Privatizimi i OSSH-së ishte goditja më e madhe në energji, shoqëruar me ndryshim të planit të zhvillimit, rritja artificiale e çmimit të energjisë, investime në dëm të qytetarëve dhe rritje të çmimit të energjisë, ndërtimi i një rrjeti menaxhimi të borxheve për të pasuruar mbështetësin tënd politike dhe dot dhe për të favorizuar oligarkët që të financojnë dhe sot prandaj s’ua përmend emrin, të privatizosh naftën dhe gazit, duhet ta qepësh se marrëveshjen e hidrokarbureve në Patos Marinë ke nënshkruar dhe e ndryshuar vet në dëm të qytetarëve, edhe atë të gazit, në dëm të qytetarëve dhe ta dorovisësh në duar banditëve, të ndryshosh sistemin fiskal në dëm të attim fitimi që edhe sot nuk paguhet e ke bërë vete, privatizimin e dështuar të Albepetrol dhe morë lesh, more, po te fondacioni asaj si blerje pikturash, të privatizosh ARMO duke e shkatërruar prodhimin e naftës te një bandit që endet rrugëve me parët që bëri këtu, duhet ta qepësh njëherë e përgjithmonë.”- tha Braçe.