Bordi ul çmimet e naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës në mbledhjen e fundit ka vendosur të ulë lehtësisht çmimet e karburanteve në vend.

Nafta do të tregtohet me 177 lekë për litër, ndërsa benzina me 178 lekë. Gazi mbetet i pandryshuar.

Vendim i Bordit

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 26 Prill 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 83 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Prill ora 20.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.