“Boll na vodhët”/ Protestë kundër rritjes së çmimeve, protestuesit marrin vendimin: 24 orë para Kryeministrisë
Qytetarët do të dalin sërish sot në protestë kundër rritjes së çmimeve. Me gjithë deklaratat e kryeministrit Edi Rama se protestat janë një turp për Shqipërinë dhe dëmtojnë qëndrimin e saj në arenën ndërkombëtare në lidhje me luftën në Ukrainë, shoqëria civile ka paralajmëruar se nuk do të ndalet. Protesta është parashikuar të nisë në…

Qytetarët do të dalin sërish sot në protestë kundër rritjes së çmimeve. Me gjithë deklaratat e kryeministrit Edi Rama se protestat janë një turp për Shqipërinë dhe dëmtojnë qëndrimin e saj në arenën ndërkombëtare në lidhje me luftën në Ukrainë, shoqëria civile ka paralajmëruar se nuk do të ndalet.
Protesta është parashikuar të nisë në orën 11:00 nga sheshi “Skënderbej” e më pas protestuesit do të drejtohen për në kryeministri. Një përfaqësuese e protestës, tha dje se qeveria ka reaguar, por jo se ata kanë dashur. Sipas saj, nëse qeveria nuk pranon kërkesat e qytetarëve, protestat do të vijojnë pambarimisht.
Lapaj: Nuk jemi në një luftë me armë, por në të drejtën tonë.Avokati Adriatik Lapaj tha se është dita e tetë e protestës dhe se qytetarët do vazhdojnë të protestojnë për kërkesat e tyre.“Dita e tetë e protestës, marshimi i dytë kombëtar, halli ende qëndron. Mendoj që qyt për herë të parë në tranzicion e kanë detyruar qeverinë të kalojë në axhendën e tyre. Ndërhyrjet po ndodhin, por janë ende të pamjaftueshme. Është ndalur rritja e çmimit të natës, është ulur me 70 lekë nga dita e protestës. Është hedhur një paketë e rezistencës sociale.Është ngritur një bord për çmimet e shportës ushqimore. Këto janë disa arritje që qytetarët të thonë po ia arrijmë, por nuk janë mjaftueshëm. Nuk është protesta e Adriatikut, apo kujtdo, është protestë e hallit, e xhepave tanë. Secili del për veten e vetë, për familjen e vet. Nuk jam nën presionin e numrave.Nuk ka pasur një plan konkret, vendimi është marrë këtu. Kemi pasur vendimin tonë si grup i logjistikës, ne do qëndrojmë këtu, me batanije, në këmbë, është simbolike e gjitha. Nuk jemi në një luftë me armë, por në të drejtën tonë”, tha Lapaj.
Protestuesit: Qëndrojmë para Kryeministrisë për 24 orëOra 12:10- Protestuesit marrin vendimin të qëndrojnë para Kryeministrisë për 24 orë. Ndryshe nga herët e tjera, ku pasi kanë protestuar për 2-3 orë, protestuesit janë larguar, sot ata kanë vendosur të qëndrojnë në bulevard. Për rreth 1 orë ka pasur mesazhe nga disa prej protestuesve dhe më pas mikrofoni është fikur.
“Nuk paguaj për krizën tuaj”Ora 11:55- Qytetarët kanë thirrur në kor se nuk do të paguajnë më shumë për krizën e politikanëve, pasi një qytetare ka bërë thirrje për të mos duruar më padrejtësitë e qeverisë. Ajo tha se teksa ministrja bën thirrje për të mos lëvizur me makinë, kushtet në transportin publik janë të pamjaftueshme dhe se duhet të presin 1 orë për një rrugë që mund të bëhet për 5 minuta. Edhe sot, edhe nesër do jemi këtu!“Ky është sheshi i nderit, jo i turpit”, Lapaj: Kur qytetarët bëhen bashkë, fitojnë. Ja kërkesat tonaOra 11:45- Një prej organizatorëve të protestës, aktivist i shoqërisë civile Adriatik Lapaj deklaroi para protestuesve se ky është sheshi i nderit, jo i turpit. Sipas tij, kur qytetarët bashkohen, fitojnë.Lapaj ka përsëritur dhe kërkesat e qytetarëve për qeverinë.Në paketën e propozuar përfshihen pezullimi i taksave për qarkullimin në mënyrë që të ulet çmimi i naftës.“Ky është sheshi i nderit, nuk është shteti i turpit. Kjo është një protestë e njerëzve të lirë, një protestë për dinjitetin, për nënat dhe baballarët e këtij vendi. Është një protestë për fëmijët tanë që të mos ikin nga ky vend. Ky shesh, këta qytetarë kanë arritur për herë të parë të bashkojnë vullnetet, duke ndalur çmimin e rritjes së naftit, duke i detyruar ta ulin.Kur qytetarët bëhen bashkë ata fitojnë, ju fitoni. Fitorja më e madhe e kësaj proteste nuk janë çmimet e karburantit, është krijimi i vetëdijes qytetare.Nga ky shesh po përsëris kërkesat që ne i kemi bërë.Kërkesat zyrtare të protestuesve:A. Masa për uljen e barrës fiskale dhe përcaktimit të marzhit të fitimit për përballimin e krizës dhe garantimin e qëndrueshmërisë së çmimeve:1. Marrje e masave në formë të alternuar si: pezullim i taksës së qarkullimit dhe i taksës së karbonit, me qëllim afrimin e çmimit të karburantit me vendet e rajonit.2. Zerim i përkohshëm i TVSH-së produkteve të shportës (dhe ulja në masën 10% në vijim) dhe mbikëqyrje e periodike rigoroze e tregut për reflektimin përkatës në çmime.3. Përcaktimi i përkohshëm i marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun.
Nis grumbullimi i protestuesveOra 10:58- Ka nisur në sheshin “Skënderbej”, grumbullimi i protestuesve. Qindra qytetarë janë mbledhur për të nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se në protestuesit mbajnë në duar flamuj kuqezi dhe pankarta kundër qeverisë dhe rritjes së çmimeve. Shumë grupe interesi nga shoqëria civile, përveç qytetarëve të paangazhuar në ndonjë grupim. Janë shoqata biznesesh, invalidët, të verbërit etj. që protestojnë para kryeministrisë.