BM – Londra nuk do të paguajë faturën e plotë të divorcit, nëse nuk ka marrëveshje për Brexit

Ministri i Brexit, Dominic Raab paralajmëroi sërish sot se Londra nuk do t’i paguajë BE-së faturën e plotë të divorcit nëse nuk arrihet një marrëveshje për Brexit, duke i bërë thirrje bllokut europian për të dëshmuar ”pragmatizëm” për të shmangur një skenar të tillë.

Ministri i Brexit, Dominic Raab paralajmëroi sërish sot se Londra nuk do t’i paguajë BE-së faturën e plotë të divorcit nëse nuk arrihet një marrëveshje për Brexit, duke i bërë thirrje bllokut europian për të dëshmuar ”pragmatizëm” për të shmangur një skenar të tillë,raporton ATSH.

”Një nga pasojat e mungesës së marrëveshjes është që natyrisht ne nuk do të paguajmë shumën e rënë dakort në marrëveshjen e tërheqjes”, deklaroi ministri për BBC-në, duke iu referuar marrëveshjes paraprake të arritur në dhjetor midis europianëve dhe britanikëve për pagesën nga ana e Londrës të rreth 39 miliardë stërlinave (44 miliardë euro).

Sigurisht Britania e Madhe do të pranojë detyrimet e saj rreptësisht të ligjshme përballë Bashkimit Europian. Por shuma përfundimtare që do të përcaktohet do të jetë ndjeshëm më e ulët se ajo e vendosur në dhjetor.

”Ky nuk është as një kërcënim, as ultimatum, është një konstatim’’, shtoi ai. Nuk po shtoj asgjë më tepër nga ç’është thënë në sallën e negociatave.