Blerja e re e Juventusit kryen vizitat mjekësore të martën

Mbrojtësi i Argjentinës 20-vjeçar është shumë afër kalimit te Juventus...

Cristian Romero, mbrojtësi i Argjentinës 20-vjeçar i Genoas është shumë afër Juventusit.

Në fakt, lojtari nuk ishte i pranishëm në grumbullimin e ekipit të Andreazzoli, i gatshëm të largohej për tërheqjen në Austri.

Arsyeja qëndron pikërisht në afërsi midis Romeros dhe Juventus, pasi argjentinasi, këtë të martën, do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me klubin e Juventusit.

Sapo të përfundojnë kontrollet formale, marrëveshja midis palëve do të formalizohet, pas së cilës do të vendoset e ardhmja e menjëhershme e Romeros.

Ka të ngjarë të kalojë në hua: ose te Genoa (favorite) ose për tek Atalanta.Image result for juventus romero