Blendi Klosi takon prodhuesit e plastikës: Nuk do të ketë asnjë tolerim

Ministri Klosi ka vijuar takimet sqaruese dhe konsultuese edhe me prodhuesit dhe ricikluesit e Plastikës në vend për zbatimin e ligj për përdorimin e materialeve miqësore me ambjentin.

Ministri Klosi ka vijuar takimet sqaruese dhe konsultuese edhe me prodhuesit dhe ricikluesit e Plastikës në vend për zbatimin e ligj për përdorimin e materialeve miqësore me ambientin.

Në zbatim të ligjit për qeset plastike është në proces hartimi, udhëzimi i ministrit për saktësimin e zbatimit të tij për disa elementë: si procesi i biodegradimit, riciklimit, apo pjesës të qeseve. Duke garantuar konsultime me grupet e interesit, Ministri Klosi paralajmëroi të gjithë subjektet që nuk do të negocioj për kundra-vajtjet ligjore, përcjell oranews.

Blendi Klosi: “Bisnesit ju la disa muaj kohë në dispozicion për adaptimin e teknologjive, për të ndaluar prodhimin e qeveseve të holla, një përdorimshme që do më shumë se 300 vjetë të vetëshkatërrohet.”

Ministri Klosi kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për të denoncuar mungesën e kontrollove nga ana e inspektorateve në zona të caktuara, bashkëpunimin e pushtetit vendor, prodhuesve dhe qytetarëve. Ndërsa Ministrja Qato vlerësoi procesin e diskutimit të vijueshëm me komunitetin e biznesit, duke shtuar se detajimi I ligjit do ti vijë në ndihmë biznesit për të mos lënë shtigje interpretimi në terren nga inspektoratet, tatimet dhe doganat.