Blendi Klosi për HEC-et: Jo më në zona të mbrojtura

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi pranon dhënien e lejeve për HEC-e në zona të mbrojtura pa studim, duke pasur ndikim në mjedis. Ministri Klosi bëri të ditur se shumë shpejt do të jetë gati rregullorja e re.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi pranon dhënien e lejeve për HEC-e në zona të mbrojtura pa studim, duke pasur ndikim në mjedis. Ministri Klosi bëri të ditur se shumë shpejt do të jetë gati rregullorja e re.

Nga 175 koncesione për ndërtimin e hidrocentraleve, vetëm 100 prej tyre janë dhënë në respekt të legjislacionit në fuqi.

Klosi tha se “sot nga 175 koncesione të dhëna, të cilat janë që të gjitha me dëshirën e mirë që të realizohet diçka, por në fund të fundit vetëm 100 prej tyre funksionojnë, pasi nuk kanë gjetur mundësinë që të realizohen, sepse studimet e dhëna nga ekspertët, firmat e ekspertëve mjedisorë, të hidroteknikës ose inxhinierë kanë qenë firma të dhëna në terr dhe firma të dhëna të palogjikshme”.

Ministri bën të ditur se leje për HEC-e në zona të mbrojtura nuk do të ketë më, ndërkohë do të jetë gati shumë shpejt një rregullore e re.

“Edhe kjo është një gjë shumë e mirë dhe sa kohë kam unë ministër, por besoj kushdo ministër pas meje do ta ketë pothuajse të pamundur. Me rregulloren e re unë do të kisha 100% të pamundur që të jap leje mjedisore në një zonë që është zonë e mbrojtur.”

Ndërkohë ministri i Mjedisit dhe Turizmit i ka bërë thirrje ambientalistëve dhe specialistëve të fushës që të ndihmojnë për gjetjen e një ekuilibri ndërmjet zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë së turizmit dhe mbrojtjes së natyrës. /ATSH