Blendi Klosi: Nuk ka rënie të numrit të pushuesve nga Kosova, por më shumë destinacione turistike

Për ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi nuk ka rënie të numrit të pushuesve nga Kosova për një shtrirje më të madhe të destinacioneve turistike në Shqipëri.

Për ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi nuk ka rënie të numrit të pushuesve nga Kosova për një shtrirje më të madhe të destinacioneve turistike në Shqipëri.

Në një tryezë me përfaqësues të institucioneve të përfshira direkt në mbarëvajtjen e sezonit turistik Klosi tha se për shkak të rritjes së kapaciteteve akomoduese nga Velipoja në Sarandë është diversifikuar dhe numri i pushuesve në plazhet tona, raporton Top Channel.

“Do doja të sfidoja gjithësecilin për të parë statistikat ku ka rënie të numrit të vizitorëve nga Kosova në sezonin turistik. Natyrisht ka pasur një numër në rritje gjatë pierudhës maj-qershor. Ka pasur një numër konstant gjatë korrikut. Numrat nuk kanë rënie, po shtrirja e shumë më tepër destinacione turistike, rritja me 15.6 % e kapaciteteve nga Velipoja në Sarandë ka diversifikuar numrin e pushuesve në plazhe tona”, tha ai.