Blendi Klosi në Kosovë: Qytetarët në të dyja anët e bjeshkëve, të kthejmë mjedisin në prioritet

 Nga Prishtina pak para hapjes zyrtare të aksionit kombëtar pastrimit në Kosovë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi tha sot se lëvizjet e fuqishme vullnetare të mbështetura nga shoqëria civile dhe rinia në të dyja anët e bjeshkëve duhet të punojnë përtej një dite për të siguruar një një rajon më të pastër.

Nga Prishtina pak para hapjes zyrtare të aksionit kombëtar pastrimit në Kosovë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi tha sot se lëvizjet e fuqishme vullnetare të mbështetura nga shoqëria civile dhe rinia në të dyja anët e bjeshkëve duhet të punojnë përtej një dite për të siguruar një një rajon më të pastër.

“Ky operacion të jetë  fillesa e disa lëvizjeve sa më të fuqishme vullnetare të mbështetura nga shoqëria civile, nga rinia  e të dyja anëve të bjeshkëve  për të mbrojtur mjedisin në vendet tona”- tha ministri Klosi pas takimit me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Ministri Klosi apeloi  qytetarët në Shqipëri dhe Kosovë që të mbajnë pastër mjedisin për të siguruar edhe zhvillimin e turizmit në të dyja vendet.  “Ne duam shumë që rajoni jonë, Shqipëria dhe Kosova një destinacion ambiental dhe turistik por këto mund të arrihen kur vetë qytetarët ndërgjegjësohen që detyra e tyre është për të mbajtur pastër mjedisin”.

Ministri Matoshi falënderoi homologun Klosi që iu bashkua aksionit më të madh të pastrimit në Kosovë që nga paslufta.

“Faleminderit shumë që jeni me ne në aksionin më të madh të pastërtisë në Kosovë që nga paslufta. Pas pak do të filloj edhe zyrtarisht aksioni më i madh që nuk është mbështetet vetëm nga MMPH por edhe nga qytetarët e shumta nëpër lagje dhe qytetet ku në shumicën e komunave kryetarët e tyre po udhëheqin taskforcat komunale, por prezenca e ministrisë na tregon që nuk kemi vetëm në këtë sfide për ambientin do të kemi rezultate konkrete të suksesshme në Kosovë dhe Shqipëri dhe më vjen mirë që mjedisi po bëhet prioritet i qeverive tona”, tha Matoshi.

Ministri Klosi ndodhet në Prishtinë me ftesë të ministrit Matoshi në kuadër të ditës ndërkombëtare të pastrimit që ka angazhuar sot mijëra vetë në Shqipëri dhe Kosovë për pastrimin e mjedisit .

Së bashku me ministrin Klosi drejt Kosovës kanë udhëtuar edhe 100 të rinj vullnetarë të projektit Smile Albania. Ministri Klosi se bashku  me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, morën pjesë në hapjen zyrtare të aksionit të pastrimit në një nga zonat më të ndotura në Prishtinë. /ATSH