Bisedë telefonike Çavusoglu-Pompeo, në fokus gjuha kërcënuese e SHBA-së ndaj Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, realizoi të enjten në mbrëmje një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo...

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, realizoi të enjten në mbrëmje një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Siç bëjnë të ditur burimet diplomatike, Çavusoglu dhe Pompeo kanë biseduar në telefon menjëherë pas deklaratave kërcënuese të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe ndihmësi i tij, Mike Pence, se do aplikojnë sanksione ndaj Turqisë në rast se nuk lirohet prifti amerikan, Andrew Craig Brunson, si dhe reagimeve të ashpra të Ankarasë zyrtare ndaj tyre.

Ende nuk është publikuar ndonjë informacion në lidhje me brendësinë e kësaj bisede telefonike.