Biseda Çavusoglu-Pompeo me agjendë Idlibin e Sirisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, Çavushollu dhe Pompeo biseduan në lidhje me konsensusin e arritur një ditë më parë ndërmjet Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe homologut rus, Vladimir Putin.

Marrëveshja parashikon formimin e një zone të çmilitarizuar në rajonin Idlib të Sirisë duke filluar që nga data 15 tetor./TRT