Binali Yıldırım: Marrëdhëniet Turqi-SHBA mund të shkojnë drejt normalizimit

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım në lidhje me marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-ve deklaroi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve mund të shkojnë në një proces të normalizimit

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım në lidhje me marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-ve deklaroi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve mund të shkojnë në një proces të normalizimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım në një transmetim të përbashkët të A Haber-ATV është përgjigjur në pytjet dhe bëri disa deklarata lidhur me çështjet në rendin e ditës, me ç’rast tha se pas tentativës për grusht shtetit të 15 korrikut ka patur ulje-ngritje në marrëdhëniet Turqi-SHBA.

“FETO është organizata që ka kryer këtë tentativë të ulët për grusht shteti. Kreu i kësaj organizate ndodhet tek ju. Dorëzojeni tek ne atë”, tha Yıldırım duke shtuar se “Ky hezitim, ky ngurrim na shqetëson dhe rrit dyshimet e qytetarëve dhe popullit tonë”.

“Perceptimi për Amerikën në opinionin publik ka arritur në fund. Sipas anketimeve në terren, më pak se 20 për qind e qytetarëve tanë i besojnë SHBA-së. Kjo është një situatë e tmerrshme. Nga pikëpamja e marrëdhënieve, nuk jemi ne ata që do ta rregullojmë këtë, por Amerika”, tha Yıldırım.

Ndër të tjera kryeministri Yıldırım ka potencuar se SHBA-ja është e detyruar të shpërndajë retë e dyshimeve mbi 15 korrikun.

Ai ka vënë theksin se një tjetër çështje që tendosin marrëdhëniet është aleanca e SHBA-ve dhe furnizimi me armë moderne i organizatës terroriste PYD dhe YPG në operacionet kundër DEASH-it. “Në lidhje me këtë çështje SHBA-të na thanë se ‘do t’i ndajmë rrugët tona kur të përfundojë lufta kundër DEASH-it‘. A ndodhi një gjë e tillë? Armët në duart e tyre kaluan nga Sinxhari në Kandil dhe nga aty vijnë në territoret tona si bomba, raketa apo predha”, tha kryeministri i Turqisë.

Lidhur me pyetjen se “Ku do të shkojnë elementët e armatosur të YPG-së pas Munbixhit të pastruar nga armët?”, Yıldırım është përgjigjur se “Po i marrin në lindje të Eufratit. Por, çfarë do të ndryshojë? Për sa kohë që këto kanë armë në dorë këto do të përbëjnë kërcënim për Turqinë. Për ne është një objektiv i afërt çdo kërcënim që vjen nga jashtë kufijve tanë, vijës tonë të kuqe. Nuk na intereson se kush dhe çfarë thonë”.

“Me SHBA-të kemi nisur një bashkëpunim në Munbixh. Ky është një zhvillim i mirë. Përkundrazi, mund të kishte përballje më tensionuese”, tha Yıldırım i cili shtoi se dëshirojnë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në aktivitetet e mëpasshme.

“Nuk do të jetë problem nëse në koordinim të ngushtë SHBA-të marrin në konsideratë shqetësimet e Turqisë dhe rëndësinë e perceptimit të kërcënimit. Marrëdhëniet ndërmjet nesh mund të shkojnë më shumë në një proces të normalizimit”, thekson ai.

“Pavarësisht çdo gjëje dëshirojmë normalizimin e marrëdhënieve me SHBA-të. Nuk dëshirojmë tensione, konflikte por gjithashtu nuk jemi në një pozicion për t’u dakordësuar me çdo kusht. Nëse SHBA-të veprojnë me sensin e përbashkët, bashkëpunojnë me ne kundër kërcënimeve ndaj sigurisë dhe interesave të vendit tonë, marrëdhëniet tona do të kthehen në normale në një kohë të shkurtër. Do të zgjidhen shumë çështje në rendin e ditës”, tha Yıldırım në lidhje me normalizimin e marrdhënieve Turqi-SHBA.

Ndërsa sa i përket operacioneve të ndërmarra në Kandil, Yıldırım tha se “Lidhur me këtë çështje nuk kemi ndonjë problem me Iranin. Kjo punë nuk është shaka. Ne këtë e kemi bërë në Afrin me operacionin ‘Dega e Ullirit‘ në rajonin mes Jarabulus-Azez me operacionin ‘Mburoja e Eufratit‘. Po ashtu edhe këtu në Kandil do ta bëjmë”.

Në pyetjen se çfarë qëndrimi ka Irani në lidhje me operacionet në Kandil, Yıldırım tha se nuk ka asnjë situatë që të kenë mendime të ndara me Iranin në çështjen e luftës kundër PKK-së dhe terrorizmit.

ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım në lidhje me marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-ve deklaroi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve mund të shkojnë në një proces të normalizimit, transmeton Anadolu Agency (AA).