Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 208 teste, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitivë për COVID-19. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po merr trajtim 1 pacient, ndërsa janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,564 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 208 testime, nga të cilët 7 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
5 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Krujë, Vlorë.
Janë 117 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,564 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 5 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 208
Testime totale 2,032,554
Raste pozitive 333,277
Raste të shëruara 329,564
Raste Aktive 117
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 98
Fier 8
Vlorë 3
Berat. 3
Durrës. 3
Elbasan. 2