Big Market uron Kurban Bajramin me mish derri

Kurban Bajrami është një nga festat më të mëdha për besimtarët muslimanë, shkruan Insajderi.

Kjo festë sipas fesë Islame, ka për qëllim solidaritetin dhe mirëqenien mes besimtarëve. Big Market, ka zgjedhur një mënyrë shumë të “veçantë” për urimin e kësaj feste.

Duke ditur që mishi i derrit është i ndaluar për muslimanët, marketi në fjalë shkruan: Gëzuar Bajramin me SuperOferta 9-11Gusht: Brinjë Gici(derri).

E sipas fesë Islame, mishi i derrit është rreptësisht i ndaluar pasi sipas saj, ky mish përmban mbeturina,  është i papastër dhe i dëmshëm për shëndetin.