Bie zilja e parë në shkollat e Fondacionit Maarif në Maqedoni dhe Kosovë

Shkollat e Fondacionit Maarif të Turqisë zhvillojnë procesin arsimor në Maqedoni dhe Kosovë nga niveli parashkollor deri në atë të mesëm

 Në shkollat e Fondacionit Maarif të Turqisë (TMV) në Maqedoni dhe Kosovë sot ra zilja e parë që shënoi fillimin vitit të ri shkollor, raporton Anadolu Agency (AA).

International Maarif Shcools në Maqedoni, e cila nisi aktivitetet në këtë vend duke e blerë shkollën Woodrow Wilson School në qytetin e Tetovës, zhvillon procesin arsimor nga niveli parashkollor deri në atë të mesëm. Krahas ndërtesës në qytetin e Tetovës, fondacioni do të zhvillojë mësime në nivelin parashkollor edhe në Shkup.

Në shkollën e fondacionit në Maqedoni, e cila me ekipin administrativ prej 20 punonjësish dhe 40 mësidhënës do të ofrojë arsimim për afër 300 nxënës, regjistrimet e nxënësve do të vazhdojnë gjatë tërë muajit shtator.

Ndërkaq, International Maarif Schools në Kosovë, të hapura vitin e kaluar në kryeqytetin Prishtinë dhe në Prizren, në vitin e ri mësimor hasën në interesim të madh të nxënësve. Këto shkolla, të cilat vitin e kaluar nisën vitin shkollor me 68 nxënës, këtë vit kanë rritur numrin në afër 450 pas interesimit intensiv të familjeve në Kosovë.

Shkollat e fondacionit në Kosovë, sipas disa anketave, kanë arritur normë të lartë të kënaqshmërisë, ndërkohë që ajo ofron programe speciale për ngritjen e aftësive ndërkombëtare të nxënësit sipas planprogramit zyrtar në këtë vend.

Krahas programit intensiv të gjuhës angleze, nxënësve u ofrohet edhe pjesëmarrje në klube dhe punëtori, kurse të fundjavës dhe aktivitete studimore, duke i mbështetur ata në të gjitha fushat akademike, sociale, kulturore, artistike dhe sportive. International Maarif Schools në Kosovë ka përfshirë në kuadrin e saj edhe personelin shëndetësor për t’u marrë me problemet shëndetësore të nxënësve.

Shkollat mundësojnë të ashtuquajtura klasa të zgjuara (Smart), pajisje teknologjike dhe infrastrukturën e nevojshme për nxënësit, ndërsa posedojnë kabinete të gjuhës, lojëra të zgjuarsisë dhe klasë të shahut në kuadër të aktiviteteve për aftësim, kabinet të kompjuterëve në të cilin do të kryhen aktivitete të informatikës, kodimit dhe robotike dhe bibliotekë.

Shkollat Maarif kanë plotësuar kontingjentin e nxënësve të klasës së tetë në Prizren dhe atë të klasës së parë në Prishtinë si rezultat i interesimit të madh. Shkolla është vizituar edhe nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.