Bie numri i aksidenteve për periudhën janar – shtator 2023

DPSHTRR ka publikuar raportin e aksidenteve për periudhën Janar-Shtator 2023, ku të dhënat tregojnë progres në uljen e vazhdueshme të aksidenteve rrugore dhe pasojave prej tyre!

“Edhe pse me 2-fishim të kilometrave të kryera në vit, mesatarisht për mjet rrugor si edhe me 2-fishim të flotës vendase aktive, krahasuar me vitin 2013, edhe pse me rritje të jashtëzakonshme të mjeteve në qarkullim nga fluksi turistik, ku 1,827,072 mjete me targa të huaja kanë hyrë sivjet në territorin shqiptar ose 20% më shumë krahasuar me vitin 2022 – të dhënat për Janar-Shtator 2023, tregojnë progres në uljen e vazhdueshme të aksidenteve rrugore dhe pasojave prej tyre”, njofton DPSHTRR.

Referuar të dhënave ka një trend pozitiv dhe shpresëdhënëse si 5-vjeçar, 2018 – 2023 pasi ka:

34% aksidente rrugore më pak;

40% aksidente rrugore më pak të shkaktuar nga drejtues mjeti nën moshën 25 vjeç;

33% qytetarë më pak të përfshirë në aksidente rrugore;

9% viktima më pak të shkaktuara nga aksidentet rrugore.

Krahas përmirësimeve, ka edhe arsye për shqetësim bën me dije DPSHTRR pasi sjellja e këmbësorëve tregon për statistika me një rritje prej 114% të humbjes së jetës për periudhën Janar – Shtator 2023, të shkaktuara nga sjellja e këmbësorit, krahasuar me vitin 2022.

/SCAN