Bie nga kati i pestë i pallatit në Tiranë, humb jetën i moshuari

Një 80-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kat i pestë pallatit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur ish-Parku në Tiranë.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.01.2023, rreth orës 19:55, te Ish-Parku, ka rënë nga kati i pestë i pallatit, shtetasi P. K., 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.